Të mërkurën nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve që kanë ndodhë gjatë muajit të kaluar në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë Kosovë.
Bëhet e ditur se puna e hetuesve policorë është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar 30-vjeçar me inicialet I.H. , shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dy raste të vjedhjeve.