Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin se do t’i ndihmojë.
“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale – mashtrim”, ka thënë për Klankosov.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shkodran Nikçi
“Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”.