Në Baden-Wurrtemberg të Gjermanisë është arrestuar një gjerman 20-vjeçar me dyshime se po planifikonte sulme terroriste, raporton “Welt am Sonntag”.
Sipas gazetës gjermane në mëngjesin e 30 tetorit është kontrolluar apartamenti i të riut. I dyshuari gjendet në paraburgim. Është thënë se ai në kontekst të sulmeve terroriste në Francë ka folur për sulme tjera. Ai madje ka shprehur gatishmërinë për të marrë vet pjesë në sulme. Ai ka përmendur edhe Francën për destinacion të sulmeve.
Prokuroria në Karlsruhe ka konfirmuar se po hetohet 20-vjeçari për planifikim të sulmeve terroriste. Në bastisjen e apartamentit të tij janë gjetur prova.