Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër pasi e njëjta ka sulmuar një femër tjetër me mjet të mprehtë, raporton Front Online.
“Mitrovicë 02.11.2020 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.