Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht e ka plagosur me armë zjarri një shtetas të Rumanisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.05.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull shtetas i Rumanisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.