Gjatë ditës së djeshme policia në Mitrovicë ka arrestuar një burrë për veprën “Vrasje në tentativë”.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, burri dyshohet se me qëllim kishte goditur me veturë një burrë tjetër.
Si pasojë e goditjes viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.