Një burrë është arrestuar në Çagllavicë për dhunë në familje.
Rastin në polici e ka lajmëruar një grua e cila ka thënë se i dyshuari e ka sulmuar psiqikisht e fizikisht dhe i njëjti e kanosi me fjalë të ndryshme.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.