Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunim në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit, viktima e dhunimit është dërguar në trajtim mjekësor.
Pos kësaj, te i dyshuari janë gjetur edhe 20 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Front Online