Një 59 vjeçar është arrestuar mbrëmë në fshatin Komogllavë të Ferizajt për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Pas marrjes së informatës për dhunë në familje, Policia e Kosovës tha se shkoi në shtëpinë e tyre dhe atje gjeti e konfiskoi armë pa leje.
“Me datën 31.12 .2024 rreth orës 00:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Komogllavë të Ferizajt me datën 30.12.2024 rreth 22:40 ka ndodhur një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Policët e stacionit të Ferizajt menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arrestuar të dyshuarin M.M (M/K) i moshës 59 vjeç, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës – bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe 3 fishekë të armës me gaz”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.