Një 49 vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi dyshohet se e ka therur me thikë fqinjin e tij.
I theruri me thikë është një 37-vjeçari i cili gjendet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.