Një person është arrestuar në Prishtinë. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.
Sh.Z., 44 vjeçar ka qenë i kërkuar për tri vite burgim për veprën penale “Detyrim në tentativë”.
“Dje nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: Sh.Z, mashkull, 44vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (tri vite burgim) për veprën detyrim në tentativë.”
Ai pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.