Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 29-vjeçar në Durrës, pasi tek banesa e të njëjtit kanë gjetur armë zjarri me municion luftarak, që e mbante pa leje.
Në njoftimin e policisë thuhet se pistoleta me municion luftarak është sekuestruar
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”. Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak”.
“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje”, thuhet tutje në njoftim.