Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës ndaj një gruaje.
Përveç kësaj, në raportin policor bëhet me dije se i dyshuari edhe e ka kanosur viktimën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 01.12.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online