Policia në Gjilan ka arrestuar një mësimdhënës i cili e ka sulmuar fizikisht një nxënës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Prishtina” në Gjilan, mesditën e së martës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Nxënësi ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq mësimdhënësi është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga prokurori.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.