Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë bastisjes u janë gjetur dhe konfiskuar 575 fishekë.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS/Fsh. Stagovë, Kaçanik 07.04.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, kanë gjetur e konfiskuar 575-fishekë kalibra të ndryshëm”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.