Avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Valon Hasani bëri të ditur para mediave se para pak minutave është arrestuar Jakup Krasniqi.
“Në bazë të urdhërit të Dhomave të Specializuara është bërë arrestimi i Jakup Krasniqit, ai tani është nisur për në Hagë”, ka thënë ai.
Bastisjet kishin nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa, kanë zgjatur për disa orë.
Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përvec në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.
Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.
Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.