Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj dje një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
I njëjti ishte i dënuar me 10 vite burgim.
Xh.S 43 vjeç u arrestua në qendër të Prishtinës.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;
-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Front Online