Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.
Organet e rendit bëjnë të ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.