×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari që iu shmang policisë që tri ditë

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin që iu shmang policisë që tri ditë, pas disa veprimeve hetimore me synim të veçantë arrestimin e personave të kërkuar

    “Në kuadër të punës së shkëlqyer parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me parandalimin e disa akteve të ndryshme kriminale”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    “Një pikësynim i veçantë ka qenë arrestimi i personave të kërkuar si dhe gjetja e armëve dhe municioneve dukuri kjo që kohëve të fundit ka qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë së rajonit të Prishtinës.”

    Pas disa informatave se i dyshuari që kishte shtënë me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, është strehuar në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës, njësitë e specializuara të policisë kanë ndërmarrë një operacion bastisje, duke arritur që të kapin dhe arrestojnë të dyshuarin.

    “Kësisoj pas marrjes së informatave në rrugë operative se në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës është strehuar një i dyshuar i cili më datë 17.01.2021 kishte  shtënë me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, njësitë e specializuara të policisë ndërmorën një operacion bastisjeje me ç’ rast arritën të kapin dhe të arrestojnë të dyshuarin”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për FrontOnline.

    Në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur pas një kontrolli të detajuar të ushtruar gjatë bastisjes policia arriti të gjejë dhe sekuestroj një revole e tipit ZORAKI, kalibër 9mm, 22 copë fishek, kalibër 9mm dhe dy karikatorë.

    “I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.

    Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë  në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe  qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”, njofton Policia e Kosovës./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.