Një i dyshuar është arrestuar nga policia për rastin e dhunimit të një të miture në Viti.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Gjatë ditës së djeshme në raportin e dërguar nga policia u bë e ditur se në muajin tetor një e mitur ishte dhunuar seksualisht nga një burrë gjersa ishte për vizitë tek motra e saj në Viti.