Policia në Podujevë ka arrestuar një person si i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Bëhet e ditur se arrestimi është realizuar në fshatin Livadicë të kësaj komune, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47 dhe municion.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprat “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.