Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një person, i ka vënë zjarrin veturës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ZJARRVËNJE/ Kamenicë 27.03.2023 – 17:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.