Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Ferizaj.
Deri tek arrestimi i tij erdhi për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve, viktimën femër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 05.02.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.