Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Strellc të Deçanit e më pas është dërguar në mbajtje.
Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në tri lokacione të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh, sendet e vjedhura që i janë gjetur të dyshuarit u janë kthyer pronarëve.
Raporti i plotë:
VJEDHJE
Fsh. Strellc, Deçan 27.11.2022-03:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti së paku në tri lokacione të ndryshme ka kryer veprën e cekur. Sendet e vjedhura të cilat janë gjetur te i dyshuari u janë kthyer ankueseve-pronarëve, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.