Një rast i rëndë dhunimi ndaj një të miture, i raportuar më 26 shtator 2024 në Suharekë, ka çuar në arrestimin e një të dyshuari të dytë.
Më 2 tetor 2024, policia ka arrestuar një mashkull kosovar në lidhje me këtë rast, pas hetimeve që kanë vazhduar që nga raportimi fillestar, transmeton klankosova.tv.
I dyshuari është marrë në pyetje nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë.
Organet e rendit sipas raportit 24 orësh të policisë, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha detajet e përfshira.
Prokuroria ka konfirmuar se do të vazhdojë me procedurat ligjore për të siguruar drejtësi për viktimën.
Arrestimi i dytë ka të bëjë me rastin e raportuar më parë nga Policia e Kosovës si vijon:
”Suharekë 26.09.2024: Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”.