Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Ajo dyshohet se para disa ditës, në barnatore kishte vjedhur një kuti xhami.
Në këtë kuti, sipas ankuesit kishte para që grumbulloheshin për personat në nevojë.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 20.06.2022 – 21:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Polciisë./Front Online