Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë.
I njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një femër.
I dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 28.06.2023 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte pas me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar atë fizikisht. Viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore, por e njëjta për shkak të stresit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.