Policia arreston një person në Gjakovë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar një grua.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 25.01.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.