Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.
Pas intervistimit, A.I, ka dorëzuar një pushkë 20-she dhe 15 copë fishekë.
“Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë “20-she” me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar”, njofton policia.
“Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.