Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me leje dhe tri gëzhoja.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Jabllanicë, Gjakovë 21.10.2020 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë disa herë me pistoletë. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta (me leje) dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.