Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet N.N.
Të njëjtit i është gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftimi i plotë:
Stacioni Policor në Gjakovë, derisa iu kishin përgjigjur dhe ishin duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vend-ngjarje në posedim të të dyshuarit N. N., mashkull i lindur në vitin 1951 (shtetas i Republikës së Kosovës), kishin gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Front Online