Policia ka njoftuar se dje në rrugën Zenel Hajdini, në Ferizaj, është arrestuar një person i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar 4.83 gramë substancë narkotike, e llojit marihuanë.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKËVE
Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj (NN) 08.03.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar 4.83 gram substancën narkotike e llojit marihuanë, 52.30 euro, 20 franga zvicerane, dy telefona mobil dhe dy mulli për bluarje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.