Mbrëmë në ora 01:00 pas mesnate, policia e stacionit në Ferizaj njofton se ka pranuar një informacion që në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe se policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet M.H i moshës 41 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H e moshës 37 vjeçare, dhe më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.
Organet e rendit bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, ai u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.
Njoftimi i plotë: