Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Sipas raporti 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur më 22 nëntor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raport./Front Online