×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet edhe personi i tretë për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë edhe personin e tretë të dyshuar për veprat penale “marrje e dhënie ryshfeti” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

    Sipas policisë, gjatë hetimeve të mëtutjeshme është kuptuar se personat e arrestuar më herët, (A.R.) dhe (M.D.) nuk njihen mes veti dhe për kryerjen e kësaj vepre kanë pasur një person tjetër si ndërmjetësues, i cili është identifikuar si i dyshuari i tretë dhe për të cilin hetuesit janë vënë në kërkim dhe identifikim të tij.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore -Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative për disa muaj duke arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari me iniciale (A.R.) shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme”.

    “I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë  dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro). Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023”./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka habitur ndjekësit me postimin e fundit. Në “Instastory” ka publikuar një video ku shihet një çift...
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.