Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar të premten në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim./Front Online