Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”.
Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit./Front Online