×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet dy të dyshuar për ‘falsifikim parash’ dhe konfiskohen mbi 25 mijë euro

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë, kanë arritur të sigurojnë informata e prova se dy të dyshuar janë përfshirë në veprimtari penale.

    Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.

    Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka habitur ndjekësit me postimin e fundit. Në “Instastory” ka publikuar një video ku shihet një çift...
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.