Para pak çastesh është arrestuar drejtori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Drejtori i Këshillit Prokurorial është arrestuar në zyrën e tij.
Përveç tij edhe një zyrtar tjetër në këtë institutcion.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Kelani.
Këto arrestime janë si vazhdimësi i atyre të javës së kaluar ku u arrestuan disa zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë.