Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”.
Sipas Indeksonline, thuhet se i arrestuari është Xhemajl Sekiraqa.
Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.
“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.
Tutje thuhet se arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.
I njëjti edhe më parë ka pasur telashe me ligjin, me ç’rast është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh thuhet se “Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.