Policia e Kosovës, përkatësisht ajo e rajonit të Ferizajt ka arrestuar një 57 vjeçar.
I njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Sulmi’’ me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot në orën 13:10 në rrugën ‘’Lulzim Guta’’ në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet E.S (M/K) i moshës 57 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Sulmi’’ me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditëve .
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.