Policia në Han të Elezit ka arrestuar një 40-vkeçar i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
40-vjeçari po kërkohej për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej 3 vitesh.
Komunikata:
Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit
Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.