Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar B.K (28-vjeçar), nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të martën, nga njësia patrulluese në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit B. K., 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, vegla pune dhe dëshmi tjera relevante që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë verifikimit, ndaj personit të dyshuar ka rezultuar të ketë urdhëresë aktive të gjykatës, për të cilën i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë”, thuhet më tutje./Front Online