Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që po kërkohej nga Gjykata.
Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës themelore në Prishtinë.
Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali.
Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjetë dhe sekuestruar:
-një armë zjarri (pistoletë),
-një karikatorë me 9 fishekë,
-një thikë si dhe
– një lphone .
Personit të dyshuar:
A.A. mashkull, 24 vjeç, me urdhër të prokurorit të shtetit i është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti bazuar në urdhëresën e gjykatës është dërguar në qendër të paraburgimit.