Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Kaçanik.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
I arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Dje, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin Q.M (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili një ditë më parë shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar dhe kanosur bashkëshorten e tij F.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje, Sulmi dhe Kanosje”.