Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se tri të mitura nga Gllogovci janë arrestuar dhe janë dërguar ditën në mbajtje.
Kjo pasi që sipas policisë, ato në bashkëveprim kanë rrahur një të mitur.
Po ashtu, të dyshuarat thuhet se edhe e kanë incizuar me telefon viktimën.
“Gllogovc, 24.05.2021-10:22. Raportohet se janë arrestuar tri femra të mitura kosovare pasi që të njëjtat në bashkëveprim kanë rrahur dhe incizuar me telefon viktimën e mitur kosovare. Pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline