×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen tre persona për disa raste të vjedhjeve në Gjilan

    FrontOnline
    30 Shtator 2022

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Gjilan për disa raste të vjedhjeve.

    Sipas një komunikate të Policisë, nga të dyshuarit si dëshmi materiale janë sekuestruar: Një (1) televizor i markës ,,Samsung’’, një (1) biçikletë, një (1) makinë shpuese e markës ,,Bosch’’, një (1) orë dore e markës ,,Breitling’’, një (1) zmadhues zëri i markës ,,Bose’’, një (1) makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

    Ndërsa, ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për veprën penale “ vjedhje e rëndë”, dhe që të tre janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

    Gjilan, 29 shtator 2022

    Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.09.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Kosovar Shqiptar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

    Njësiti i Hetimeve të krimit nga Stacionit Policor Gjilan pas një pune të mire operacionale me datën 29.09.2022 ka arritur që të siguroj informata se tre të dyshua Shqiptar Kosovar A.T. (1997), A.E. (2000) dhe A.R. (2001) në bashkëveprim kanë kryer këto raste të vjedhjeve.

    Tre të dyshuari janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

    Nga të dyshuarit si dëshmi materiale për Gjykatën janë sekuestruar: Një (1) televizor i markës ,,Samsung’’, një (1) biçikletë, një (1) makinë shpuese e markës ,,Bosch’’, një (1) orë dore e markës ,,Breitling’’, një (1) zmadhues zëri i markës ,,Bose’’, një (1) makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe tre të dyshuarit e lartëcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.