Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi që të njëjtit një muaj më parë kanë vjedhur pajisje teknologjike nga një shtetas i huaj.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 20.08.2022 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që muaj më parë dyshohet se kishin vjedhur pajisje teknologjike nga viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online