Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në komunë e Prishtinës, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion, raporton Front Online.
“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, ata dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim të lokaleve për veprën e lartcekur./Front Online