Tre shtetas të huaj janë arrestuar sot afër UBT-së në Prishtinë.
Shtetasit marokenë u kapen nga njësiti EUROFAST pas disa hetimeve intensive në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth një javë më parë në Bosnjë.
Burimet e IndeksOnlinet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se arrestimi i tre marokenëve është bërë pasi që ata dyshohen se një javë më parë, ia kishin prerë kokën një personi në Bosnjë.
Ata ndodhen në stacion të policisë dhe janë duke u intervistuar./FrontOnline/